Meta: Reforma zgjedhore, konsensusi i vetem me opoziten
Albeu.com
Zv.kryeministri dhe njëherësh edhe ministri i jashtëm Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje opozitës të bashkëpunojë për reformën zgjedhore duke e cilësuar këtë si konsensusin e vetëm me PS-në.Duke marrë pjesë në inagurimin e katër qendrave shëndetësore në Fier dhe Lushnje Meta theksoi se Edi Rama nuk mund ta fusë Shqipërinë në krizë siç ka bërë me Partinë Socialiste.
"Ne i ofrojmë Ramës gjithë asistencën për të dalë nga situata e vështirë ku është futur dhe ku ka futur edhe Partinë Socialiste theksoi Meta duke shtuar se rruga e vetme për konsensus me opozitën janë ndryshimet në reformën zgjedhore.
Zv. kryeministri Ilir Meta i shoqëruar nga ministri i ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës Dritan Prifti ka inaguruar 4 qendra shëndetësore në Fier dhe Lushnje Ky investim është bërë me bashkëpunimin me shoqatën "Gjysmëhëna e kuqe".
Shtuar më 14/07/2010, ora 14:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori