Meta: Reforma në drejtësi në rrugën e duhur
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit deklaroi se reforma në drejtësi është gati drejt miratimit.

Meta tha se LSI ka bashkëpunuar me PD dhe me PS në hir të interesit publik.

Sipas tij, politika aktuale po bën ndryshimet e duhura kushtetuese.

Ai foli edhe për ligjin e dekriminalizimit. Sipas Metës, politika reflektoi dhe e miratoi ligjin në fjalë. Ilir Meta nënvizoi se ligji i dekriminalizimit hyn në fuqi në muajin mars./Albeu.com/
Shtuar më 11/02/2016, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori