"Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një
lajm shumë i mirë..."
Presidenti Ilir
Meta ka reaguar pas vdekjes së liderit të ISIS, Al-Baghad.
Në një postim në rrjetet sociale,
Meta shkruan se ky është një
lajm i mirë për njerëzimin.
Postim i plotë:
Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një
lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!
Shtuar më 27/10/2019,
ora 16:44