Meta reagon ndaj deklaratave të Ivanov: Keqardhje për retorikat nacionaliste anti-shqiptare
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në një reagim zyrtar ka folur mbi situatën në Maqedoni dhe deklaratat e presidentit Ivavon i cili refuzoi dhe mandatin për kryeministër, të liderit të Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, pasi ky i fundit mbështeste platformën shqiptare.

Kreu i Kuvendit Meta inkurajoi të gjitha forcat politike në vendin fqinj për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet. Gjithashtu ai bëri thirrje se ndjen keqardhje për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat sipas tij cënojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike – si garanci për stabilitetin e vendit fqinj.

Në një deklaratë dje për mediat, presidenti Ivanov tha sa se shkas për këtë vendim është platforma e partive politike e arritur sipas tij në “shtetin fqinj”, me të cilën sipas tij rrënohet karakteri unitar të shtetit të Maqedonisë.

“Deri sa të jem President i Maqedonisë nuk do të mandatoj askënd që pranon platforma të shteteve fqinje që rrënojnë sovranitetin e shtetit”, ka deklaruar Ivanov duke drejtuar akuza të rënda ndaj liderit social-demokrat për shkelje të kushtetutës dhe tradhti të interesave kombëtare.

REAGIMI I METËS

Deklaratë e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta për situatën në Maqedoni.

Shpreh shqetësimin për situatën e rënduar politikeMaqedoni dhe inkurajoj të gjitha forcat politike në vendin fqinj për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet.

Dëshiroj të shpreh gjithashtu keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat cënojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike – si garanci për stabilitetin e vendit fqinj.

Shpresoj që gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim për progresin demokratik dhe euro-atlantik të Maqedonisë./albeu.com/


Shtuar më 02/03/2017, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori