Ndahet nga jeta babai i Kadri Veselit

Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi.

“Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli. Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.


Shtuar 7.07.2021 09:53