Meta: Rama bëri thirrje për grusht shteti
Ilir Meta
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta reagoi vetëm sot mbi ngjarjen e përgjakshme të ndodhura të premten në Tiranë, duke theksuar se kreu socialist, Edi Rama, qëndroi për katër orë në prapaskenë.
Sipas Metës, Rama doli vetëm kur e mori vesh që kishte viktima.

“PS organizoi persona me precedentë penalë. Edi Rama organizoi një grusht shteti ndaj qeverisë. Edi Rama bëri thirrje për protestë të pakontrolluar. Kreu i PS qëndroi për 4 orë në prapaskenë dhe doli para mediave vetëm kur mori vesh se ka viktima. Doli për të thënë se rrugeçërit e tij u provokuan”, theksoi Meta në një konferencë shtypi, duke shtuar se Rama bëri thirrje për demonstratë të pakontrolluar. Ai shprehu keqardhje për tre persona që humbën jetën në këtë demonstratë.

“Kriminelët dhe të droguarit e Edi Ramës sulmuan policët e vendit. Për atë që ndodhi dje në Tiranë përgjegjës është vetëm Edi Rama. Asnjë nuk mund të marrë pushtet me dhunë në Shqipëri”, siguroi Meta. (start)
Shtuar më 22/01/2011, ora 12:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori