Rikthehen vdekjet nga Covid, 19 raste të reja në 24 orët e fundit në vend

Rikthehen vdekjet nga Covid-19. Një 83-vjeçar nga Durrësi ka hukbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Minsitria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 436 testime nga të cilat kanë rezultuar 19 qytetarë pozitivë.

Rastet pozitive janë shënuar në bashkitë e mëposhtme: 17 në Tiranë, nga 1 qytetar në Sarandë, Skrapar.

Janë 163 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,789 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Mars 2023)

Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 436

Testime totale 2,041,392
Raste pozitive 333,551
Raste të shëruara 329,789
Raste Aktive 163
Humbje jete 3,599

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145
Shkodër. 5
Fier 4
Vlorë 3
Korçë. 2
Durrës. 2
Berat. 1
Kukës. 1/Albeu.com/