Kryeministri Edi
Rama e quajti të
turpshëm publikimin e mesazheve të ambasadorëve të
huaj nga Presidenti
Meta. “Publikimi i mesazheve të kreut të shtetit me një ambassador të
huaj është një veprim i
turpshëm. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend të botës”, tha
Kryeministri në emisionin Open.
Kryeministri tha se nuk sheh asgjë të keqe në atë mesazh. Ai sqaroi se në atë mesazh “bëhej fjalë për të votuar në Kuvend dhe jo për të ndryshuar kuadrin ligjor. Ishte qëndrimi politik i shumicës që unë përfaqësoj”.
Presidenti Ilir
Meta publikoi mesazhet e një diplomati të
huaj për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në emisionin Opinion. Nga mesazhet u kuptua se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese bllokohen ose lejohen nga
Kryeministri Rama.
Shtuar më 08/06/2020,
ora 22:03