Meta: PS te punoje me PD per zbatimin e rezolutes
Albeu.com
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta përshëndeti rezolutën e PE-së dhe propozimin e kryeministri Berisha drejtuar PS-së që mazhoranca dhe opozita të punojnë së bashku për implementimin e kësaj rezolute.
Meta tha se LSI kërkon një axhendë të qartë për zbatimin e rezolutës. "Rezoluta është inkurajuese për integrimin, por edhe për të zgjidhur diferencat e deritanishme, si mënyra më e mirë për të fokusuar energjitë në forcimin e shtetit demokratik", tha ai.
Meta pohoi se edhe kryesocialisti Rama duhet të kuptojë se integrimi nuk është vetëm detyrë e qeverisë, por një përgjegjësi e përbashkët.
Sa i përket çështjes së fletëve të votimit, sipas Metës, rezoluta ështe e qartë. "Derisa ka mosmarrëveshje të thella dhe burojnë nga gjykimi i kundër, që PS e konsideron numërimin si e drejte Kushtetuese, dhe qendrimi tjetër, është antikushtetuese, e vetmja rrugë është çuarja e kërkesës nga ana e PS në Kushtetuese dhe mazhoranca do respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa për materialet zgjedhore do bazohet në ligjin e kodin në fuqi", sqaroi ai.
Lidhur me votimin e dekretet të Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë , Meta tha se politika e LSI-së është të mbështesë dekretet e Presidentit në të gjitha rastet.
Duke folur për deklaratën e deputetit të LSI-së, Nasip Naço se do të votojë pro kandidatit Vexhi Muçmata, Meta tha se"Për rastin në fjalë mbështes sovranitetin e deputeti Naço, qendrimi kur bëhet fjalë për dekrete të tilla që kanë të bëjnë me titullarë të lartë duhet të jenë përgjegjësi e çdo deputeti, ndaj tani votimi është nominal", theksoi ai.
Meta e cilësoi marrëveshjen me PD-në si shumë funksionale.
Shtuar më 13/07/2010, ora 13:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori