Meta: PS te behet pjese e reformes zgjedhore
Albeu.com
Nuk mund të zgjidhet transparenca më mirë se sa me përmirësime ligjore dhe ne besojmë që opozita nuk do të vazhdojë më me pretekste për të shmangur reformimin e sistemit zgjedhor- deklaroi kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë mbledhjes së kryesisë së kësaj partie.
"Të gjithë ata që vërtet e kanë të sinqertë kërkesën dhe synimin për transparencë të bashkohen me përpjekjet tona për ta reformuar me tej sistemin zgjedhor", theksoi Meta.

Gjatë mbledhjes së kryesisë së LSI, u theksua se reforma zgjedhore mbetet prioriteti kryesor i kësaj partie.

"Pavarësisht nga vlerësimi i lartë që i bëri komuniteti ndërkombëtar zgjedhjeve të 28 qershorit, përsëri ato kishin problemet e tyre, ashtu sikurse dhe vetë kodi konsensual PS-PD nuk ishin prefekt", tha kreu i LSI-së.

Ndërkohë, pak ditë pas vendimit të qeverisë për rritje pagash dhe pensionesh, Meta theksoi gjatë mbledhjes, se LSI nuk nxit politikat populiste ekonomike dhe sociale, të cilat sic tha ai, pavarësisht efekteve pozitive të momentit, mund të rezultojnë shkatërrimtare për ekonominë e vendit.

Në fund të mbledhjes, kryesia e LSI-së miratoi kandidaturat e Edmond Panaritit dhe Shezai Rrokaj në garën për kreun e kësaj partie për kryeqytetin. (bw)
Shtuar më 06/07/2010, ora 21:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori