Meta: PS përgjegjëse për ngërçin politik
Pëlqej
Ilir Meta
Në mbledhjen e kryesisë së LSI-se, Ministri i Energjitikës e njëkohësisht kryetar i LSI, Ilir Meta u fokusua dhe në situatën politike si dhe në akuzat që PS i ka adresuar së fundmi atij për ngrëçin politik e ekonomik.

Sipas Metës, Lëvizja Socialste për Integrim ka mbajtur dhe realizuar mësë miri premtimin për liberalizmin e vizave duke e cilësuar këte si një akt historik.
“Refuzimi i statusit të vendit kandidat ishte si pasojë e një ngërçi politik e për këtë përgjegjësinë duhet ta mbajë Partia Socialiste, pasi ajo ishte iniciatorja e vetme dhe pengesë për këtë proçedurë” eshte shprehur ai.

Kreu i LSI-së duke vijuar me një sërë akuzash ndaj PS deklaroi se kjo parti shmag përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar e për këtë arsye ajo duhet të tregohet një parti institucionale.
Shtuar më 25/11/2010, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori