Meta pret në zyrë raporteren e PE: Po rikthehet diktatura me mjete ligjore!
Presidenti Ilir Meta sot ka pritur në zyrën e tij raporteren e Parlamentit Europian, Isabel Santos të cilës i ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar.

Meta shkruan në rrjetet sociale se lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni.

“Kënaqësi të takohesha me raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos. Mirënjohës për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar.

Lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”, shkruan Meta. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2020, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori