Meta pret në takim lamtumire ambasadorin Ettore Sequi
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta vlerësoi sot maksimalisht punën dhe kontributin e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri z. Ettore Sequi i cili pritet të largohet nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit të tij në Tiranë.

Meta i uroi suksese Ambasadorit Sequi në detyrën e tij të re pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane dhe nënvizoi se Italia ka rëndësi të veçantë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe rajonit.


Ndërsa ambasadori Ettore Sequi i shprehu z. Meta kënaqësinë dhe mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer në vite duke theksuar se Shqipëria përfaqëson një vend mik dhe të veçantë në karrierën e tij diplomatike. Në këtë kuadër z. Sequi vuri në dukje se kontributi i tij në funksion të axhendës evropiane dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë do të vazhdojë edhe pas përfundimit të misionit të tij në Tiranë.
Shtuar më 18/04/2014, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori