Kryetari i Kuvendit Ilir
Meta ka pritur ditën e sotme Zv. Ministrin e Jashtëm Parlamentar të Japonisë Takao
Makino.
Në takimin e zhvilluar Kreu i Kuvendit i vlerësoi marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Japonisë si shumë të mira dhe
shprehu besimin se vizita e z.
Makino, e cila vjen pas disa vizitave reciproke të nivelit të lartë, do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare dhe marrëdhënieve ekonomike.
Meta gjithashtu
shprehu mirënjohjen për asistencën e vyer japoneze, veçanërisht përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (JICA), dukë vënë në dukje se Shqipëria e konsideron Japoninë si një partner shumë të rëndësishëm për zhvillimin e saj ekonomik.
Ndërsa Zv. Ministri i Jashtëm Parlamentar i Japonisë, Takao
Makino shprehu kënaqësinë për vizitën e tij në Tiranë dhe theksoi se Japonia i sheh projektet e përbashkëta ekonomike të nisura me Shqipërinë si bazë solide e intensifikimit të shkëmbimeve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Zv. Ministri
Makino bëri një vlerësim të veçantë për rolin konstruktiv që Shqipëria luan në rajon, dhe
shprehu mbështetjen e Japonisë përmes projekteve të ndryshme ekonomike në rajon, në funksion të forcimit të stabilitetit rajonal.
Kryetari
Meta dhe Zv. Ministri Makiko diskutuan gjithashtu mbi rritjen e numrit të turistëve Japonezë që vizitojnë Shqipërinë çdo vit dhe mbi intensifikimin e shkëmbimeve studentore, të cilat do të shërbejnë si ura të forta miqësie dhe bashkëpunimi mes dy popujve.
Në përfundim,
Meta dhe
Makino biseduan për thellimin e bashkëpunimit ndër-parlamentar përmes grupeve të miqësisë, dhe ndanë bindjen e përbashkët se intensifikimi i këtij bashkëpunimi, do t’i shërbejë rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Japonisë. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2014,
ora 19:02