Inter shfaq interes për lojtarin e PSG

Georgino Wijnaldum duket se nuk dëshiron të vazhdojë më karrierën e tij tek PSG.

Holandezi ka mbetur i pakënaqur nga mundësitë që klubi i ka ofruar dhe mesa duket mediat franceze nxjerrin në pah dëshirën e tij për tu larguar nga klubi. Ai nuk ka gjetur në ekipin francez ato që dëshironte dhe kështu i ka hapur një mundësi klubeve të tjera të interesohen për të.

Deri më tani, Arsenal dhe Newcastle kanë treguar interes për të fituar shërbimet e mesfushorit holandez por mesa duket Inter është futur në skenë duke kërkuar informacione për lojtarin. Mundësitë janë të mëdha që ai të largohet në merkaton e janarit dhe Inter thuhet se do të jetë një konkurrent i fortë i dy klubeve angleze për shërbimet e lojtarit./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.12.2021 15:08