Meta pret drejtues të kolegjit turk “Turgut Ozal” dhe një grup nxënësish të huaj
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot drejtues të Kolegjit turk “Turgut Ozal” dhe një grup nxënësish nga vendet e ndryshme të botës.

Vizita u zhvillua në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës që do të mbahet më datën 4 prill 2015 në Tiranë.

Përfaqësuesit e kolegjit turk, që është edhe një nga organizatorët e këtij eventi, e njohën z. Meta me aktivitetet që do të zhvillohen me rastin e Festivalit, që do të paraprihet nga ekspozita dhe panairi, si dhe pjesëmarrjen e gjerë nga shumë vende të botës.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi nismën e organizatorëve, për të zhvilluar në vendin tonë edicionin e 13-të të këtij eventi dhe rëndësinë që kanë aktivitete të tilla. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori