Kryetari i
Kuvendit, Ilir
Meta e cilësoi sot Avokatin e
Popullit si një institucion mjaft të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian.
Duke folur në takimin për prezantimin e Planit Strategjik të institucionit të
Avokatit të Poullit për dy vitet në vazhdim,
Meta theksoi se do të hepet një faqe e re e marrëdhënieve mes
Kuvendit të Shqipërisë dhe
Avokatit të
Popullit.
“Kuvendi dhe
Avokati i
Popullit do të jenë në bashkëveprim për të kryesuar sa më mirë detyrimet ndaj qytetarit. Bashkëveprimi i të gjithë autoriteteve shqiptare, me grupet e interesit, me shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit plotëson në vendimarrje zërin e qytetarit. Detyra e
Avokatit të
Popullit është t`i japë zë atyre që nuk kanë zë” është shprehur
Meta.
Ndërsa
Avokati i
Popullit Igli Totozani është shprehur se kjo strategji është fryt i punës së ekspertëve të
Avokatit të
Popullit në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë të institutit të të drejtave të njeriut të Danimarkës.
“Demokracitë perëndimore kanë një mënyrë të vecantë të konsolidimit, ky sistem kërkon kompromis të vazhdueshëm e të qëndrueshëm mes grupeve sociale dhe gjen zgjidhjen përfundimtare me normën juridike.
Avokati i
Popullit ka detyre te mbroje qytetaret, te ndihmoje ne nxitjen e nje kulture demokratike” tha Totozani.
Sipas tij, Aavokati i
Popullit i duhet të punojë edhe me veten në përkryerjen e tij dhë të procedurave. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013,
ora 11:28