Meta i "shkel syrin" Berishës: Çdo protestë për standarde, e mirëpritur
Nga Kryesia e Kuvendit, gjatë një konference për shtyp me kryetarin e parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, kryeparlamentari Ilir Meta ka folur për herë të parë për protestën e opozitës përpara godinës së Kryeministrisë.

“Nuk dëshiroj të devijoj përmbajtjen e kësaj konference, aq më tepër të përfshij kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Çdo protestë paqësore demokratike qytetare është për t’u respektuar dhe çdo kërkesë që kërkon garantimin e standardeve më të larta të zgjedhjeve është një kërkesë që meriton vlerësim edhe dialog”, u shpreh kryeparlamentari Meta.

Ai shtoi gjithashtu se më gjerësisht për këtë çështje do të flasë gjatë ditëve në vijim,: “Do të kemi kohë ditët që vijnë”. /albeu.com/

Shtuar më 20/02/2017, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori