Meta: Po perpiqemi te ruajm identitetin tone
Albeu.com
Në mbledhjen e komitetit drejtues të LSI-së kryetari i saj Ilir Meta i ka dhënë përgjigje hamendësimeve për gjoja krisje të koalicionit qeverisës me Partinë Demokratike.Sipas tij vota ndryshe për disa projektligje përfshirë dhe atë të SHISH është thjesht dhe vetëm përpjekje e forcës që ai përfaqëson për të ruajtur identitetin e saj.

Në mbledhjen e Komitetit drejtues u prezantuan dy kandidatët për kryetar të saj në Tiranë, Shezai Rrokaj dhe Edmond Panariti. Meta nuk ka lënë pa ripërsëritur dhe një herë domosdoshmërinë e bërjes së një reforme zgjedhore. LSI do të vazhdojë si gjithmonë tha ai, të luftojë për një reformë ekektorale gjithëpërfshirëse.

Votimi për kreun e LSI në Tiranë do të zhvillohen në datën 26 shtator.
Shtuar më 24/07/2010, ora 00:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori