Meta po përgatit shpërndarjen? KQZ tregon sa deputetë ka në Parlament (FOTO LAJM)

KQZ i është përgjigjur zyrtarisht kërkesës së Presidentit të Republikës mbi numrin e deputetëve që ka aktualisht Parlamenti i Shqipërisë.

KQZ konfirmon se Parlamenti ka 122 deputetë, pra 18 më pak se sa përcaktohet në Kushtetutë. Pikërisht ky fakt mund të çojë Metën që të kërkojë shpërndarjen e Parlamentit për shkak se nuk përmbush kushtin Kushtetues për të qenë legjitim.

Këshilltarët e Metës kishin theksuar më parë se Presidenti nuk e mendon shpërndarjen e Parlamentit, por kjo duket të jetë lëvizja e fundit e fortë nëse zhvillimet e kërkojnë.

PS ka kërkuar shkarkimin e Metës për anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2019, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori