Meta: Po fteses se Berishes per koalicion
Albeu.com
Gati një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, numërimit maratonë të votave në çdo qendër votimi dhe rezultatit tejet të ngushtë mes dy partive të mëdha, asaj Demokratike të Sali Berishës dhe ...... Socialiste të Edi Ramës, Berisha arrin marrëveshje me të majtët e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës, të bëjë qeverinë e ardhshme të Shqipërisë. Meta, koalicioni i të cilit ka katër mandate iu përgjigj pozitivisht ftesës së kreut të PD-së për të hyrë në koalicion. Meta theksoi se “negociatat do të jenë transparente dhe se kushti i LSI-së për Berishën do të ishte reformimi per integrimin evropian”.
“Është një zgjedhje e vështirë si lider e politikan, por me përgjegjësi historike pranoj ftesën. Jam shumë i vendosur në këtë vendim që i intereson vendit dhe qeverisë. Nuk ka rrugë tjetër, do isha i gatshëm të qëndroja në opozitë, por me këtë këtë sakatim, jo. Një bashkim me PS do të prodhonte vetëm krizë. Marrëveshja me Ramën do jetë e pamundur pasi prodhon vetëm krizë. Është një zgjedhje e vështirë si lider e politikan, por me përgjegjësi historike pranoj ftesën.”, theksoi Ilir Meta, kryetar i LSI-së.
Vetëm gjysmë ore para pranimit nga ana e Metës, lideri demokrat Berisha e ftoi zyrtarisht atë të hynte në koalicion.
“I bëj ftesë LSI që të jetë pjesë e qeverisë së re, që do mund ta quajmë qeveri e integrimit të vendit në BE. LSI të vlerësojë sinqerisht ftesën. LSI është subjekti me programet më afër PD. Ka studiuar programin e integrimit të Shqipërisë në BE, LSI ka punësimin si kryefjalë ashtu si PD”, shtoi Sali Berisha, kryetar i PD-së.
Kryetari i KQZ-së Arben Ristani, nëpërmjet një deklarate për shtyp, konfirmoi fitoren e Aleancës së Ndryshimit në bazë të rezultateve paraprake, me 71 deputetë por paralajmëroi se rezultati përfundimtar do të dihet brenda tri ditësh. Ndërkohë, Partia Socialiste dhe koalicioni i saj, që momentalisht numërojnë 65 mandate, reagoi duke e quajtur deklaratën e kryetarit të KQZ-së si antikushtetuese, në momentin kur nuk janë numëruar dhe kutitë e fundit. Megjithëse procesi i votimit ende nuk është mbyllur zyrtarisht, PD dhe LSI gjetën gjuhën e përbashkët për bërjen e qeverisë së ardhëshme, me gjithsej 75 mandate në Parlamentin 140 anëtarësh. Sipas liderit të LSI, ai sot vetëm pranoi zyrtarisht ftesën, por jo të përcaktojë kushtet se cfarë pozicioni do gëzojë në qeverinë e re. Meta theksoi se ai dhe LSI do të mbeten të majtë, pavarësisht koalicionit që bëjnë. Ndërsa Berisha gjithsesi ka pranuar se qeveritë e minorancës nuk janë shumë të pëlqyeshme, por që parlamenti mund t’i mbajë në pushtet për disa arsye.
Shtuar më 04/07/2009, ora 23:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori