Meta e Plevneliev vlerësojnë bashkëpunimin Shqipëri- Bullgari
Forcimi i bashkëpunimit dhe zhvillimeve në rajon, ishin dy nga temat kryesore të diskutuara në takimin që kreu i Kuvendit z. Ilir Meta pati sot në Kuvend Presidentin e Republikës së Bullgarisë Sh.T.Z. Rosen Plevneliev.


Gjatë takimit Meta i shprehur presidentit bullgar mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë në kuadër të proceseve integruese të Shqipërisë.

Meta u shpreh se Shqipëria është e vendosur të avancojë me reformat e nisura, dhe në këtë drejtim vlerësohet forcimi i bashkëpunimit konkret mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, jo vetëm në kuadër të procesit të integrimit evropian, por veçanërisht në funksion të thithjes së investimeve të huaja dhe forcimit të stabilitetit në rajon.


Presidenti Plevneliev u shpreh se Bullgaria qëndron përkrah Shqipërisë, duke theksuar se avancimi i merituar dhe zhvillimi i Shqipërisë është histori suksesi për të gjithë rajonin. Në këtë kuadër, Presidenti Plevneliev nënvizoi se përqasja rajonale është kyçe për mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik të të gjithë vendeve të rajonit tonë.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta dhe Presidenti i Bullgarisë z. Rosen Plevneliev ndanë bindjen e përbashkët se intensifikimi i bashkëpunimit bilateral dhe rajonal duhet përqendruar në rivitalizimin e projektit të Korridorit VIII, me fokus në fushat e energjisë dhe infrastrukturës. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2014, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori