Meta planifikon te mbeshtese Berishen kunder Nanos
Pëlqej
Albeu.com
Dhe pse para pak ditesh Meta deklaroi ne nje miting se "te ndalet ardhja ne pushtet e Berishes", ai nuk ka perjashtuar mundesine e nje mbeshtetje me ane te votave ne Parlamentin e ri per t'i dhene mundesi qeverise se re te Berishes si kryeminister, por pa marre pjese ne qeverine e PD-se. Ilir Meta, kryetari i LSI duket se ka nje plan per te mbeshtetur krijimin e nje qeverie te PD pas zgjedhjeve. Moskthimi i Berishes eshte linja zyrtare e LSI-se. "Vendi nuk mund te lihet pa qeveri", ky eshte komenti qe behet nga brenda Levizjes Socialiste per Integrim. Kjo quhet mbeshtetje nga jashte, por pa marre pjese ne qeverisje. Mbeshtetja behet me votat pro qeverise kur Berisha te kerkojen votebesimin ne Parlament. Ceshtja eshte diskutuar edhe gjate nje takimi te perfolur mes Metes dhe Berishes, thone burime te pakonfirmuara plotesisht. Ne LSI nuk e mohojne aspak faktin se ideja e nje mbeshtetje me ane te votes ne momentin e votbesimit te qeverise se PD eshte diskutuar ne mes krereve te LSI. Sipas burimit qellimi nuk eshte thjeshte berja e vendit me qeveri por krijimi i kushteteve per te larguar nga skena politike dhe nga PS, kryetarin e saj Fatos Nano. Plani i supozuar ne LSI, parashikon qe vendi te hyje ne zgjedhje te parakohshme ne vitin 2007 kur Presidentit Moisiu t'i perfundoje mandati i tij. Per shkak te pamundesise te krijimit te ndonje koalicioni qe te kete 2/3 e votave ne Parlamentin e ardhshe, cdo kandidature e re per Presidenti do te deshtoje. Sipas Kushtetutes, nese nuk arrihet konsensusi atehere vendi hyn ne zgjedhje te parakohshme. Ky projektplan i drejtuesve te LSI, ne vecanti i Ilir Metes nuk gjen mbeshtetjen e duhur te emrat e tjere te kesaj partie. Ata thuhet se jane dakort deri ne momemtin kur mendohet se gjithcka behet per te nxjere jashte loje Nanon, e pas kesaj mbase per te ribashkimit te se majtes ne nje force te vetme e cila do te fitoje zgjedhjet e parakohshme te vitit 2007. Por jane kunder per faktin se mund te perballen keq me elektoratin e majte gjate zgjedhjeve te vitit 2007. Socialistet e LSI nuk do te pranonin qe te rivotonin nje force politike qe beri te mundur kthimin e Berishes dhe te PD-se ne pushtet. Ata e quajne thike me dy presa kete plan per t'i dhene mundesi Berishes te krijoje qeverine e re pas zgjedhjeve. Rezultatet e sondazhit te organizuar nga Instituti Demokratik Amerikan tregojne se te majtet qendrojne ne pushtet vetem nese PS dhe LSI bejne aleance. Nano dhe Rama beri ftese disa here per kete force politike por pergjigjia e Metes ishte e prere. Jo. Nje zgjidhje tjeter qe vjen po nga LSI eshte nje aleance e mundshme mes PS dhe kesaj force politike por me nje kusht. Jo me me Nanon. Kryeministri aktual nuk duhet te jete as ne qeveri dhe as ne parti. Per te arritur kete qellim, kryetari i LSI ka menduar edhe nje plan qe parashikon dhenien e votave ne Kuvend per qeverine e re te PD-se drejtuar nga Sali Berisha. Kryetarit te PD do ti duhen edhe shume vota te tjera qe te krijone qeverine edhe sikur te fitoje zgjedhjet. Perplasja mes forcave politike ne keto zgjedhje do te beje qe asnje force politike te mos arrije shifrat per krijimin e qeverise. LSI sipas sondazhit te NDI fiton deri ne 11 perqind te votave duke u bere keshtu nje force e cila ka ne dore miratimin apo rrezimin e cdo kabineti te ri qeveritar pas zgjedhjeve. Me afrimin e dites se votimit por me saktesisht me daljen e rezultateve te zgjedhjeve do te mesohet perfundimisht se per cilin do te votoje grupi parlamentar i Levizjes Socialiste per Integrim. Gazeta Shqiptare
Shtuar më 13/05/2005, ora 13:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori