Presidenti Ilir
Meta ka publikuar në “Facebook” një foto të
Ramush Haradinajt dhe vëllait të ndjerë
Luan Haradinaj, i cili u vra gjatë luftës së Kosovës kur ishte vetëm 23 vjeç.
Kreu i shtetit ka shpërndarë të njëjtën foto që publikoi më herët
Ramush Haradinaj, kur ky i fundit shfaqej me të vëllanë e ndjerë në qendrën e Tiranës.
“Heronjtë e Kombit kanë vetëm ditëlindje!
E paharruar vepra dhe gjaku i
Luan Haradinaj! LAVDI! ”, shkruan Ilir
Meta në postimin e tij.
Kujtojmë që më herët
Ramush Haradinaj do ta përkujtonte me fjalë prekëse vëllanë, duke u shprehur se sot ai do kishte mbushur 47 vjeç mirëpo ai do të mbetet gjithmonë 23 vjeç për familjen dhe ata që e njohën.
“
Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë. Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!”- shkruan
Haradinaj në Facebook.
Shtuar më 17/11/2020,
ora 14:14