Meta per vizat: Shqiperia e angazhuar per permbushjen e detyrimeve
Albeu.com
Ministri i Jashtem Ilir Meta deklaron se qeveria eshte e angazhuar per te permbushur detyrimet e kerkuara per procesin e liberalizimit te vizave, me qellim mbajtjen e premtimit brenda afateve te percaktuara. Meta njoftoi Ministria dorezon raportin e dyte per liberalizimin e vizave.
"Opozita eshte e lire te beje protesta demokratike, por te besh proteste kunder liberalizimit te vizave dhe kunder integrimit europian eshte e cuditshme. Qeveria ka vullnet per te permiresuar standartet e zgjedhjeve qe u vleresuan me shume objektivitet nga partneret nderkombetare", u shpreh Meta.

Duke folur edhe per zhvillimet e fundit ne Maqedoni, lidhur me enciklopedine shume te debatuar, Meta theksoi se Tirana zyrtare tashme ka shprehur shqetesimin qe vepra e dokumenta te tilla te mos u sherbejne provokimeve te tensioneve nderetnike dhe te mos fyejne komunitetet dhe kombet e tjera.
Shtuar më 01/10/2009, ora 20:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori