Meta: Per kutite te ndiqet rruga gjyqesore
Albeu.com
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta vlerëson tryezën Berisha-Rama nën moderimin e Topit, por hedh poshtë mundësinë e hapjes së pjesshme të kutive të votimit, duke theksuar se do ishte thyereje e vendimit të gjykatës.
Ai pohoi se mbështet dialogun opozitë-mazhorancë për çështje që u përkasin atyre, por theksoi se politika nuk mund të ndërhyjë në vendimine gjykatave. "Nuk kemi të bëjmë me çështje kutish, por me zbatimin e Kushtettës dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Çështjet e gjykuara nga gjykatat mund të ndiqen në rrugë gjyqësore.Çdo futje e politikës do ishte një hap mbraa pë shtetin ligjor. Për çështje të tilla ka vetëm një rrugë gjyqësore", deklaroi Meta.

Zëvendëskryeministri u shpreh optimist për zgjidhjen e krizës politike në vend. "Jam opoztimit për zgjidhjen e krizës. Unë dua të përshëndes qendrimin konstruktiv të Berishës në tryezën e organizuar nga Presidenti, gatimshërinë e tij për të mirëpritur të gjitha shqetësimet, edhe të listuara nga Rama, por edhe vullnetin për t'i dhënë zgjidhje çështjeve mes opozitës e mazhorancës", u shpreh ai.

Meta vlerësoi iniciativën e Topit dhe e inkurajoi Presidentin të bëjë përpjekje për të eksploruar për të gjitha pikat e takimit që bëjnë të mundur pëfundimin e kësaj situatë, që i e cilësoi absurde .

Zëvendëskryeministri u shpreh i sigurt se opozita do të hyjë në Kuvend para datës së përfundimit të afatit të mandateve të deputetëve të PS-së.
Shtuar më 15/02/2010, ora 20:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori