E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Meta lëshon "bombën": Gati të lë mandatin dhe të sakrifikohem për vendin
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar nga Pogradeci se është i gatshëm që të lë mandatine tij të Presidentit dhe madje të sakrifikohet si Salvador Aljende për zgjidhjen e krizës në vend.

“Kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është re dhe arsyet dhe argumentet i kam dhënë edhe më parë përse jemi në një situatë të tillë, që jo vetëm prej kohësh nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe sistemi gjyqësor është i paralizuar, por janë minuar përpjekjet dhe interesimi i vecantë i presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar, kemi krizë që është e qëllimshme dhe që ka rrezikuar rendit kushtetues.

Jam i pergatitur te le mandatin dhe deri te sakrifikohem si Salvador Aljende,per te mos lejuar instalimin e nje junte ushtarake. Perpjekje serioze. Pasojat e krizes mund te jene te renda per Shqiperine. Si president kam bëre cdo perpjekje për te parandaluar krizen.”, tha Meta. /albveu.com/
Shtuar më 20/03/2019, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori