DETAJET/ Aksidenti i trefishtë në Mamurras, tre të plagosur (VIDEO)

Një aksident i trefishtë është regjistruar sot në Fushë-Krujë, ku tre automjete janë përplasur më njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi në aksin e vjetër Mamurras-Fushë Krujë. Nga të dhënat e para mësohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur, por nuk raportohet mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Adriatikut”, janë përplasur 3 automjete, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 3 shtetas, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 21:04

Tags: