Meta: Pavaresia e Kosoves, rruga e vetme e stabilitetit ne rajon
Albeu.com
Pavarësia e Kosovës, si një realitet i ri dhe i pakthyeshëm, është e vetmja rrugë që ndihmon në stabilitetin e rajonit për të kaluar problemet e trashëguara nga një e kaluar e vështirë. Kështu ka deklaruar shefi i diplomacisë shqiptare Ilir Meta në një intervistë për Radio Kosovën.
“Natyrisht që dyvjetori i pavarësisë së Kosovës është një ngjarje shumë e shënuar sepse pikërisht sot pas 2 vjetësh mund të bëjmë një vlerësim të efekteve që pati pavarësia e Kosovës për stabilitetin e të gjithë rajonit tonë, por njëkohësisht edhe për përkrahjen e jashtëzakonshme ndërkombëtare që kjo pavarësi dhe ky shtet i ri kanë gjetur brenda një kohe shumë të shkurtër. Pra, shumica e vendeve të NATO-s, të vendeve të BE-së, shumë nga vendet më të mëdha të kontinentit dhe të botës e kanë njohur këtë shtet të ri duke njohur një realitet të ri dhe të pakthyeshëm sepse kjo është e vetmja rrugë që i ndihmon jo vetëm Kosovës për t'u stabilizuar, por edhe të gjithë rajonit për të kaluar problemet e trashëguara nga një e kaluar e vështirë”, është shprehur zëvendëskryeministri shqiptar.
Shtuar më 14/02/2010, ora 22:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori