Meta hedh akuza të rënda policisë: Fshehën gëzhojën e dytë
Kryeparlamentari Ilir Meta nga Lezha ka dhënë një tjetër deklaratë për mediat ku ka folur sërish mbi incidentet e fundit në Lezhë ku mbeti i plagosur një militant i LSI-së.

Në një prononcim telefonik për “News 24”, Meta ka qenë i prerë dhe i ka thënë troç Ramës se nëse ndodh ndonjë viktimë përgjegjësia direkte është e tij dhe e kreut të policisë.

“Po ia them edhe sot Edi Ramës, nëse ndodh viktimë përgjegjësia direkte është e tij dhe e kreut të policisë, ata janë në krye të një skenari mafioz ku policia në shumë segmente është në funksion të bandave për të deformuar vullnetin e shqiptarëve”- tha ai.

Meta ka theksuar se policia ka raportuar gabim per ngjarjen, pasi ne vend nuk eshte gjetur nje gezhoje, por jane gjetur dy gezhoja dhe per kete LSI ka fakte, sikunder ka edhe dy emrat e personave qe kane sulmuar me arme aktivistin e LSI-se, tashme te plagosur. /albeu.com/

Shtuar më 25/06/2017, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori