1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Meta: Paqja sociale fillon me gruan dhe familjen
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ditën e sotme ka marrë pjesë në një takim me vajza dhe gra në Njësinë numër 7 në kryeqytet.

Gjatë fjalës së tij kreu i LSI-së, Ilir Meta tha politika shqiptare ka nevojë për një transformim thelbësor, ndërsa sipas tij kur i jepet shansi një gruaje i jepet shans të gjithë familjes.

“LSI është e bindur se kur i jepet shansi një gruaje i jepet shans të gjithë familjes. Paqja sociale fillon te familja dhe pastaj në shoqëri dhe kudo. Politika shqiptare ka nevojë për një transformim thelbësor, që ka të bëjë me kulturën e tyre.

Kultura që ne duam është e një klase politike që punon me përgjegjësi. LSI synon të mirën publike dhe vë disa prioritete mbi egon individuale apo partiake në interes të vendit.”- tha Ilir Meta./albeu.com/

Shtuar më 13/04/2017, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori