Zhgënjim nga blerjet online, fotot që do ju bëjnë të mendoni dy herë para se të porosisni (FOTO LAJM)

Prej disa vitesh, blerjet online janë përhapur në masë. Tashmë jo vetëm veshjet, por edhe ushqimet apo edhe elektro shtëpiake e shumë gjëra të tjera, mund t’i porosisni online dhe t’ju vine në shtëpi brenda ditës.

E teksa ka avantazhe, si për shembull shmangni grumbullimet e shumta te dyqani dhe e porosisni lehtë nga shtëpia.

Por sigurisht ka edhe disavantazhe! Ju asnjëherë nuk jeni i sigurtë nëse malli që keni porositur është ashtu siç ju e keni parë në foton në internet.

E kjo ndodh shpesh me veshjet. Për këtë arsye, “Bright Side” ka postuar disa foto ku njerëzit janë zhgënjyer shumë nga blerja online.


Shtuar 22.04.2020 13:57