Meta- opozitës: Refoma në drejtësi, sfidë e rëndësishme
Pëlqej
Në nisje të sesionit të ri parlamentar, kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha sot se një sfidë e rëndësishme për këtë sesion është avancimi i reformës në sistemin e drejtësisë, e cila sipas tij, duhet të jetë e thellë, e plotë, gjithëpërfshirëse, me konsensus dhe me ekspertizën më të mirë.

“Opozita do të jetë e mirëpritur për të kontribuar për realizimin e kësaj reforme. Do të jetë një mundësi për evitimin e klimës konfliktuale.”- tha Meta.

Në fjalën e tij Meta kërkoi gjithashtu edhe miratimin sa më të shpejtë të Kodit të Etikës, me qëllim krijimin e një klime sa më të përgjegjshme në Kuvend. Sipas kalendarit, dekretet e kthyera nga Presidenti janë çështjet kryesore që do të diskutohen. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori