Meta: Objektiv i opozitës, largimi i Berishës
Albeu.com
Ilir Meta, kreu u LSI-së, ka kërkuar objektiva konkrete të opozitës, brenda dhe jashtë Parlamentit. Bashkëpunimin me Partinë Socialiste, Meta e ka cilësuar si bashkëpunim kundër Berishës dhe jo si bashkëpunim zgjedhor.“Çdo opozitar është i interesuar që opozita të merret seriozisht me Berishën dhe Berisha mos të dhunojë më as institucionet dhe as të dhunojë apo të kërcënojë me zhdukje deputetët e opozitës në parlament”-theksoi Meta për mediat.

Meta tha se LSI mbështetën çdo lloj mocioni për shkarkimin e kryeministrit Berisha.

“Ne mbështesim fuqimisht çdo mocioni shkarkimi. Duam t’ju kujtomë që të gjithë opozitarët, të cilët për fat të keq votuan në 21 Prill ndryshimet kushtetuese me Berishën, se sot është shumë herë më e vështirë, përpara 21 prillit, për të hequr Berishën, sepse me ndryshimet që u bënë 21 prill, para se të bëhen 71 vota për të hequr Berishën, dehen të gjenden njëherë 71 vota se kush do të zëvendësojë Berishën”- shtoi Meta.
Shtuar më 19/09/2008, ora 16:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori