Meta nxjerr foto me komshiun dhe jep një mesazh për pasnesër
Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një foto me komshiun e tij në lagje duke thënë se shqiptarët duhet të mendojnë edhe për të hënën përveç të dielës.

"Të dashur miq!
Kënaqësi t'ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.
Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike", shkroi Meta në Facebook, ndërkohë që postoi foton. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2019, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori