Meta nuk kursehet, i kujton Ramës skandalin e vjedhjes së votave
Meta nga studio e emisionit Opinion nuk i ka kursyer “thumbat” ndaj kryeministrit, Edi Rama.

Duke folur lidhur me krizën e rëndë kushtetuese në vend dhe çështjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, Meta u ndal dhe tek fenomeni i vjedhjes së votave në Dibër e Durrës.

“Unë e shikoj shumë të pamundur që ata që vjedhin votat, të hetojnë veten. Pra, kjo më është dukur një kërkesë jorealiste nga ana e opozitës.

Shqetësimi im i vetëm si President i Republikës nuk ka qenë garantimi i tekave apo edhe i të drejtave të PD-LSI apo edhe i partive të tjera opozitare për t’u zgjedhur sepse kjo është një çështje që u takon dhe vetë atyre, nëse e kanë vullnetin për të marrë pjesë në një proces.

Shqetësimi im ka qenë shumë i qartë dhe mbetet i palëkundur: Të garantojmë të drejtën kushtetuese themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur, jo për të votuar. Për të votuar, kemi votuar 45 vite në komunizëm.

Kanë qenë votime perfekte. Në qoftë se dikush mendon se zgjedhjet në kohën e komunizmit nuk kanë qenë perfekte, nuk kanë qenë të sakta, nuk kanë qenë të qeta.”, – është shprehur ndër të tjera Meta./albeu.com/

Shtuar më 03/10/2019, ora 21:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori