Meta nuk kandidon për President
Ilir Meta
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në një konferencë për media ëshë shprehur se nuk do të kandidojë për postin e Presidentit, duke nënvizuar se kandidimi i tij do të ishte ai për kreun e LSI.

“Unë duke e mirëkuptuar propozimin e zotit Luan Rama që bëri dje do ta ftoja publikisht megjithesë ja kam bërë dhe privatisht dhe sinqerisht që për kreun e LSI, meqë ka shprehur edhe diferenca sa i takon kësaj force. Kandidimi im është ai për kreun e LSI, ndërsa për rikandidim të mundshëm për postin e presidentin, kemi 30 vjet para për ta cmuar se kur do ishte moementi i përshtatshëm”,- deklaroi Meta.

Duke nënvizuar që LSI do ti qëndrojë koalicionit me PD, Meta hodhi poshtë çdo hamëndësim për bashkim votash me PS për të zgjedhur një president/e duke nënvizuar se më shumë rëndësi ka procesi në interes të vendit. I pyetur nga gazetarët në lidhje me darkën e shumëpërfolur në shtëpinë e tij në Gjirin e Lalëzit, me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, Meta u shpreh se kjo darkë e konsumuar mes tyre ishte më tepër e një karakteri privat, njerëzor dhe jopolitik, ndërsa shtoi se do të pranonte me kënaqësi një ftesë për darkë prej Ramës, në shtëpinë e tij. /albeu.com/


Shtuar më 12/05/2012, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori