Meta nuk i ndahet Ramës: Hajde në debat, o trendi buburrec!
Pavarësisht se kryeministri Rama vazhdon ti shmanget një përballe me Presidentin Meta, ky i fundit nuk ka ndërmend të heqë dorë.

Në reagimin e fundit, presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sërish publikisht kryeministrit Edi Rama një përballje televize, ndërkohë që insiston që ai ti thotë edhe studion ku do të ballafaqohen.

Përgjigja e Metës vjen menjëherë pas përgjigjes së Ramës, i cili i thoshte që mos të nxiste urrejte për interesa personale apo për partinë e tij të degraduar.

Reagimi i Metës:

Nuk më ke treguar akoma në cilën studio televizive do sqarohemi ballë për ballë!Mezi po të pres o trendi buburrec! /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2020, ora 17:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori