Meta nuk firmos për koalicionin, ja çfarë kërkon nga Rama
Ditën e sotme kryeministri i vendit Edi Rama u takua me kreun e Kuvendit, Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me koalicionin mes ty partive që drejtojnë.

Takimi u zhvillua në Hotel Tirana dhe ka zgjatur sa një ndeshje futbolli, pra 90 minuta.

Rama kërkoi nga Meta që të firmoset marrëveshja për koalicion parazgjedhor mes PS-së dhe LSI-së.

Mirëpo Meta dha dakordësinë vetëm në parim. Ai ka insistuar që kryeministri të bëjë të gjitha përpjekjet që opozita të hyjë në zgjedhje për të dhënë firmën përfundimtarë për koalicionin.

Pra i gjithë takimi është mbyllur pa marrëveshje dhe vendimi më i rëndësishëm pritet të merret jo më larg se më 19 prill, shkruan “Panorama”.

Po keshtu, ne lidhje me krizen politike, Meta ka propozuar qe si ndermjetesues mes paleve te jene perfaqesues te PPE-ve, pra Partive Popullore Europiane, qe jane parti te djathta./Albeu.com/
Shtuar më 15/04/2017, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori