Meta nuk e lëshon opozitën: Kërkesa për shtimin e testeve për COVID-19 është e drejtë!
"Kërkesa e tyre për shtimin e testimeve ka qenë një kërkesë tërësisht e drejtë..."

Presidenti Ilir Meta thekson se nevojiten përpjekje të mëdha për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit që rrezikojnë vendet e punës.

Sipas tij, kjo situatë e vështirë e një fatkeqësie, duhet përballuar me masa të përgjegjshme dhe efikase.


Gjithashtu Meta ka deklaruar se vlerëson qëndrimet e opozitës për shtimin e testimeve.

"Vlerësoj se opozita kanë qenë mjaft aktive gjatë kësaj kohe dhe kanë dhënë mendimet e tyre, madje kanë respektuar kufizimet.

Pra asnjëherë nuk i kanë kundërshtuar kufizimet si masë mbrojtëse për shëndetin e qytetarëve.

Kërkesa e tyre për shtimin e testimeve ka qenë një kërkesë tërësisht e drejtë.

Sa i përket pretendimeve të tyre për çështjen e tenderave, gjykoj se fjalën për këtë duhet ta thotë drejtësia", tha më tej kreu i shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2020, ora 20:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori