Meta nga Shkodra: Bazhdari ka frymën e bashkëpunimit
I shoqëruar nga kandidatja e përbashkët e koalicionit të majtë për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari, kreu i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në përurimin e një biznesi fason në kryeqendrën e veriut.

"Fryma e re e sipërmarrjes dhe bashkëpunimi, do të bëjë që Shkodra të hyjë në rrugën e zhvillimit", është shprehur Meta. Në fjalën e tij ai ka theksuar se sipërmarrja private, duke patur edhe mbështetje nga ana e pushtetit vendor, do të sjellë progres në të ardhmen.

Më tej, kreu i LSI-së, gjatë një takimi me strukturat e partisë në Shkodër prezantoi Keti Bazhdarin, kandidaten e përbashkët të së majtës për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. "Kandidatja jonë ka frymën e bashkëpunimit, pa të cilin nuk mund të ketë sukses", tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori