Meta: Nese PS nuk kthehet ne Kuvend, do te zevendesohen mandatet
Albeu.com
Zëvendëskryeministri Ilir Meta, njëherazi dhe ministër i Jashtëm, deklaroi pas kthimit nga Sllovenia, ku ndodhej për një vizitë zyrtare se, mbështet tryezen e Presidentit për vendosjen e një dialogu mazhorancë opozitë, por hodhi poshtë ...... mundësinë e hapjes së kutive të votimit. Në një komunikim me mediat, Meta u shpreh optimist për zgjidhjen e ngërçit politik, që sikundër tha ai, nuk duhet të jetë aspak në shkelje të dispozitave kushtetuese dhe vendimeve të gjyqësorit. "Nuk kemi të bëjmë me çështje kutish por me një çëshjte që ka të bëjë me vendimin e gjykatave. Çështjet e gjykatave mund të ndiqen vetëm nëpërmjet rrugëve gjyqësore. Ato i përkasin sistemit gjyqësor dhe po të duan le t'i drejtohen Prokurorisë apo Gjykatës Kushtetuese. Futja e politikës në vendimin e tyre është hap prapa. I bëj apel të gjitha palëve që të kuptojnë se nga ne ekziston i gjithë vullneti për një zgjidhje të krizës", tha Meta. Meta tha gjithashtu se nëse Partia Socialiste nuk kthehet në Kuvend, brenda 6 marsit, atëherë do të respektohet Kushtetuta për zëvendësimin e mandateve.
Shtuar më 16/02/2010, ora 18:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori