Vin Veli mund të ishte përballë Donaldit në “Big Brother”, ish partneri i Borës zbulon ofertën (FOTO LAJM)

DJ i mirënjohur shqiptar, Vin Veli, ishte i ftuar së fundmi në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, ku mes të tjerash ka zbuluar se ka marrë një ftesë nga “Big Brother VIP Albania”, por e ka refuzuar.

“Kisha dhe një ftesë dhe nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania”. Po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura.”-tha ai duke shtuar se nuk e ndjek programin.

Mirëpo, pas kësaj vajzat në program, Shqipja dhe Erjola, e kanë ngacmuar duke thënë përgjigjia nuk ishte e sinqertë. Madje, Erjola i tha se me këtë përgjigje po i duket “i akulltë si Bora”. Me sportivitet, Vini tha se është thjesht i sinqertë dhe si ai ka edhe njerëz të tjerë.

“Jam i sigurt se ka njerëz që nuk janë të përfshirë 24 orë në atë që ndodh sepse merrn me libra, merren me sport, merren me biznes. Dhe njerëzit që janë të suksesshëm e përqëndrojnë energjinë e tyre te gjërat që u duhen jo te gjërat që i rrethojnë. Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek një emision. Si unë ka edhe të tjerë.”- mbylli ai fjalën e tij.


Shtuar 8.11.2021 10:57