Meta në Lushnje, ofron mbështetje për fermerët
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim premoti sot mbështetje për fermerët. Gjatë një takimi me mbështetës të komunave të Lushnjës, Meta tha se LSI e ka nje program te qarte per fermeret shqiptare duke premtuar subvencionime.

"Programi ynë është që të vëmë Myzeqenë në punë, të vëmë Shqipërinë në punë, sepse mbështetja për ju ka qenë dhe është e paktë dhe shumë minimale. Që nga subvencionimi me 50 për qind, i farave më të zgjedhura, në mënyrë që të arrihen rezultatet dhe rendimentet më të larta, që tek subvencionimi i çmimit për plehrat kimike, për pesticidet, që nga subvencionimi me 25 për qind për blerjet e traktorëve, që nga subvencionimi i çmimeve për karburantet si për serat dhe për punimin e tokës" u shpreh Meta. /albeu.com/


Shtuar më 12/06/2013, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori