Meta në krye të Kuvendit: Jo avokat i maxhorancës
Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta premton se puna e tij në drejtim të këtij institucioni do të bazohet vetëm tek zbatimi i rregullores në menyrë të paanshme dhe jo paragjykuese, duke i dhënë hapësirë të barabartë të gjitha palëve. Në një intervistë për Top Channel, Meta shprehet se nuk do të jetë avokati i opozitës por as maxhorancës.

"Unë nuk do të përpiqem, në detyrën e kryetarit të Kuvendit, as të jem avokat i opozitës dhe as avokati i maxhorancës, por të jem një avokat sa më i drejtë i rregullores, e cila për fat të mirë është miratuar me konsensus vetëm pak muaj më parë nga të gjitha forcat politike. Do të përpiqem që në një frymë sa më konstruktive të bashkëpunoj ngushtë pa paragjykime me të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare në mënyrë që ne të arrijmë, përmes përfaqësimit tonë në Parlament të reflektojmë vërtet atë dinjitet dhe shpirt europian që qytetarët tanë treguar në 23 qershor, duke marrë pjesë në një proces zgjedhor të standardeve europiane", tha Meta.

Sipas zotit Meta, fakti qe gjate votimit mori 91 vota, pra 8 me shume sesa eshte numri i shumicës së majtë eshte nje tjeter detyrim per pozicionin e tij ne drejtim te Kuvendit.

"Fakti që u arrit të merreshin më shumë vota se sa është numri aktual i maxhorancës të Aleancës për Shqipërinë Europiane në Kuvendin e Shqipërisë, vetëm se më detyron akoma me shumë për një frymë sa më konstruktive dhe gjithëpërfshirëse në drejtimin e Kuvendit", theksoi Meta.
Shtuar më 12/09/2013, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori