Meta në Elbasan: Mjaft me retorika boshe nacionaliste
Kryetari i LSI-së Ilir Meta gjatë një takimi me elektoratin në Elbasan shpreh sot kundër deklaratave nacionaliste të cilat jashtë shtuar dukshëm kohët e fundit nga drejtuesit e partive politike.



“Në garën e sotme për të konsumuar pa hesap retorika boshe nacionaliste, ne u themi të gjithëve se patriotizmi më i mirë nuk është të merremi me të kaluarën, por të punojmë realisht dhe konkretisht për integrimin evropian të Shqipërisë. Vetëm kjo rrugë e lartëson dinjitetin e shqiptarëve. Shqipëria duhet të jetë një shembull pozitiv për të gjithë shqiptarët në rajon. Kombi më i copëtuar dhe më fatkeq nga lufta e ftohtë dhe nga perdja e hekurt ishte kombi ynë. Kombi më fatlum nga era e re e integrimeve evropiane është kombi ynë prandaj të ecim në drejtimin e duhur, të ecim më shpejt”,- u shpreh Meta.

Në vijim të fjalës së të para mbështetësve kreu i LSI-së shprehu besimin e tij për suksesin e partisë që drejton në zgjedhjet e 23 qershorit në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2013, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori