E FUNDIT/ Përplasjet me KED, Meta dekreton Marsida Xhaferllarin për në Kushtetuese
Meta ne Devoll: Koha e premtimeve boshe kaloi
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me qytetarë të Rrethit të Devollit. I shoqëruar ekipi i kandidatëve të LSI-së në Qarkun e Korçës z. Meta prezantoi kryesuesin e kësaj liste, Piro Kapuranin, si dhe kanditatët e LSI-së për Rrethin e Devollit, Petrika Lamen dhe Zamir Demirajn.


Në fjalën e tij para qytetarëve devollinj Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se “është kënaqësi e veçantë të jem sot në Devoll, në këtë krahinë të shquar, në këtë krahinë që dallohet si rrallë ndonjë tjetër për njerëzit jashtëzakonisht punëdashës dhe bujarë, në këtë krahinë që lindi një njeri të madh, një shkrimtar të madh si Dritëro Agolli, që i dha emër gjithë Devollit e sidomos shpirtit tuaj punëtor e bujar”.

Z. Meta tha se LSI me programin e saj “Plani për punësim” do të mbështesë të gjithë devollinjë të cilët kërkojnë një përkrahje më të madhe nga ana e shtetit dhe qeverisë për të punuar, në mënyrë që të rritet mirëqenia. Duke prezantuar kandidatët në Qarkun e Korçës Lideri i LSI-së tha se LSI po ecën e sigurt drejt fitores së dy mandateve në këtë qark. “Ndaj jemi sot në Devoll që nëpërmjet Planit tonë të Punësimit të shprehim përkrahjen më të madhe për të gjithë devollinjtë si njerëz punëdashës dhe që kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria dhe nga shteti për të rritur më tej mirëqenien e tyre dhe të familjeve të tyre, për t’i edukuar akoma më mirë fëmijët e tyre për të ardhmen. Jemi sot këtu për të kërkuar përkrahjen e popullit Devollit për Petrika Lamen dhe Zamir Demirajn, për dy djem dhe intelektualë të shquar të këtij komuniteti dhe njëkohësisht për të gjithë kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun e Korçës. LSI ecën e sigurt drejt 23 qershorit me bindjen e plotë për një sukses të jashtëzakonshëm në Qarkun e Korçës dhe të në gjithë Shqipërinë”, deklaroi z. Meta.

Sipas Metes LSI do të ketë një sukses të jashtëzakonshëm në të gjithë Shqipërinë pasi sipas tij ka ikur koha e primtimeve boshe dhe ka ardhur koha që përmes Planit të Punësimit të LSI-së Shqipëria të ecë më shpejt drejt zhvillimit, Shqipëri atë ecë më shpejt drejt mirëqenies. Shqipërisë në kulmin e fushatës elektorale në mënyrë që të miratoheshin me konsensus tre ligjet të cilat në dhjetor do t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat”, tha ai.
Duke folur për programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Meta deklaroi se ky program nis me rimëkëmbjen e bujqësisë dhe industrisë agropërpunuese që është një bazë shumë e rëndësishme për hapjen e vendeve të reja të punës. Sipas tij një çështje tjetër shumë e rëndësishme është edhe punësimi i të rinjve që do të realizohet përmes subvencionimit të të gjithë atyre bizneseve që punësojnë të rinj që nuk e kanë eksperiencën e duhur profesionale.
Shtuar më 08/06/2013, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori