Meta në Bulqizë: Ndëshkoni harresën e qeverisë
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, prezantoi sot në Bulqizë kandidatin për deputet Përparim Spahiu. Duke shprehur konsideratën më të lartë për kandidatin, si njëri i aftë dhe profesionist, Meta tha se ai do të vërë në jetë projektin që Shqipëria të kthehet në burim punësimi.

Kreu i LSI-së, sulmoi kryeministrin Berisha, se ka neglizhuar qarkun e Dibrës, duke e akuzuar se shfrytëzon rrugën e Arbrit për premtime elektorale. Meta tha se Berisha në 8 vite ka ulur punësimin, ndërkohë bëri thirrje që shqiptarët më 23 qershor të ndëshkojnë harresën që qeveria u bëri.

"Bulqiza qendër e rëndësishme për të gjithë vendin dhe është njëkohësisht pjesë e qarkut të Dibrës që bashkë me Bulqizën janë më të harruarit dhe të neglizhuarit nga qeveria aktuale. Ndaj me 23 qershor do të ndëshkoni këtë harrese. Ju nuk i keni borxh PD është ajo që ka detyrime ndaj popullit tuaj. Sa herë ka zgjedhje lokale dhe parlamentare, premtohet rruga e Arbrit dhe hidhet një grusht asfalt elektoral. Por, me këtë ritëm duhet 80 vjet për të përfunduar këtë rrugë. Pranvera vjen cdo vit, por rinia vetëm një herë ndaj jam i bindur se rinia nuk do mashtrohet më nga premtimet boshe, por gjithë bashkë do votojmë që Bulqiza dhe qarku të bashkohen me rotacionin dhe ndryshimin që të ecim më shpejt drejt Shqipërisë Evropiane", deklaroi kreu i LSI-së Ilir Meta. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2013, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori