Meta ndermjetes mes Rames dhe Berishes?!
Albeu.com
Burime të sigurta brenda Partisë Demokratike kanë deklaruar sot për portalin Albeu.com se zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm shqiptar Ilir Meta, aktualisht po luan rolin e ndërmjetëit mes Berishës dhe Partisë Socialiste.Edhe përkundër marrëdhënieve jo të mira të Ilir Metës me Edi Ramën, sërish ai mbetet personi më i duhur për këtë gjë. Sipas këtij burimi, përveç Berishës edhe Rama ka pranuar ndërmjetësimin e fshehtë të Metës, ndërsa Meta aktualisht nuk po ndërmjetëson direkt te Edi Rama por te persona të tjerë të rëndësishëm brenda PS-së të cilët kanë marrëdhënie jo të këqija me Metën.

Siç dihet, dje përflitej për ndërmjetësim të mundshëm të Veton Surroit, gjë e cila u refuzua nga kryeministri Berisha, i cili Surroin nuk e pa si zgjidhje të duhur, pasi që ai është i afërt me Edi Ramën.
Shtuar më 12/05/2010, ora 20:27
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori