Meta mohon sërish krisjen e koalicionit: Po krijohen qëllimisht tensione politike
Pëlqej
Pas shkarkimit të zëvëndësit të Bashkisë i emëruar nga PS, nga kryetarja e Bashkisë Zamira Rami që përfaqëson LSI ka reaguar vetë kryetari i LSI-së Ilir Meta.

Meta gjatë fjalës së tij hodhi poshtë për të disatën herë prishjen e koalicionit pasi sipas tij faktorë të ndryshëm po përpiqen të krijojnë tensione politike.

Duke folur në komitetin drejtues të LSI-së për qytetin e Tiranës, Meta theksoi se është e rëndësishme që të mos hiqet fokusi nga avancimi i reformës në drejtësi.

“Përgatitjet për zgjedhje nuk duhet të na shpërqëndrojnë për të mos humbur vëmendjen nga reformat, siç është avancimi për reformën në drejtësi. Nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht fushatën paraelektorale”, u shpreh kryeparlamentari.

Gjatë fjalës së tij Meta foli edhe për reformën zgjedhore dhe dekriminalizimin.

“Ndërkohë, reforma zgjedhore duhet të kishte përfunduar me kohë si dhe të vazhdojë procesi i dekriminalizimit. Në këto aspekte dua të shpreh angazhimin tonë si LSI për të gjeneruar një klimë sa më konstruktive dhe racionale”, u shpreh Ilir Meta. /albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori